Komunikacioni hekurudhor në Maqedoni në ndërprerje

Komunikacioni hekurudhor në Maqedoni prej dje është në ndërprerje sepse të punësuarit në Hekurudhat e Maqedonisë-Transport kërkojnë pagesë të rrogës për janarin e vitit 2017.

Kryetari i Sindikatës së pavarur të makinistëve dhe punonjësve të hekurudhave Llatko Jovanovski paradite deklaroi se në hekurudhat e Maqedonisë tërësisht në ndërprerje është qarkullimi i trenave transportues dhe udhëtues, njofton Gazeta Express.

Hekurudhat e Maqedonisë SHA Transport Shkup dje ka informuar se të punësuave do t’ua paguajë menjëherë pjesën e dytë të pagës për dhjetorin e vitit 2016, ndërsa deri në fund të muajit do ta paguajë pagën e janarit të vitit 2017.
“Pjesa e dytë e dhjetorit është paguar, kërkojmë pagesë të pagës së janarit”, deklaroi sot Jovanovski duke shtuar se për grevën kanë përkrahje nga sindikatat tjera të hekurudhës.

Temat
LajmeRajon

Të afërta