Historia e trishtë e 23-vjeçarit, var veten me çarçaf në qeli

Një 23-vjeçar i dha fund jetës duke u vetëvarur me çarçaf ndërsa ndodhej në një nga dhomat e paraburgimit të 302-shit në Tiranë.

Napulon Luca, nga Dibra ndodhej në paraburgim pasi ishte arrestuar nga policia më 14 shkurt. Ai ra në pranga bashkë me tre vëllezërit e tij. Ai u vu në pranga për vjedhjen e një banese, ndërkohë gjatë intervistimit nga hetuesit, u zbulua se është autor edhe i tre vjedhjeve të tjera të shtëpive.

Ndëkrohë, 3 vëllezërit e tij kanë dhunuar dhe kërcënuar nipin e personit që iu grabit banesa nga Napuloni. Alushi 33 vjeç, Hajriu 25 vjeç dhe Dritan Luca 27 vjeç, e kanë kanosur seriozisht për jetën dhe e kanë goditur me grushte 27-vjeçarin me inicialet D.Sh.

23 vjeçari Napulon Luca me banim në Tiranë rezulton i dënuar më parë për veprat penale të “Shkatërrimit të pronës “dhe “Kanosjes”.

Temat
LajmeRajon

Të afërta