Halil Matoshi ka dy fjalë për gazetaren serbe që i ngriti tre gishta midis Prishtinës!

Analisti politik, Halil Matoshi ka reaguar pas “provokimit” të gazetares serbe, e cila i ngriti tre gishta në Prishtinë, ditën kur po festohej 9 vjetori i pavarësisë së Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Matoshi ka theksuar se me këtë gjest gazetarja nuk e ka provokuar askënd e as nuk ka bërë thirrje për dhunë. Matoshi duke i dalë në mbrojtje gazetares serbe, tha se reagimet e shumta ishin një histeri masive.

Reagimi i plotë:

Per tre gishtat e Jelenes dhe histerinë masive!Pse iritohen njerëzit nga nji shej kristian – symbol i trinisë – i nji kosovareje kristiane?Nji gazetare e RTK 2 në gjuhën serbe (Jelena Djordevic), po “gozhdohet” në Facebook kinse i paska irituar qytetarët e Kosovës, me 17 shkurt, gjate festimit te Ditës Kombtare, duke i ngritur tre gishtat si përshendetje!?

Iu versulen gazeta e portale ne gjuhen shqipe goces televizive edhe pse – doren ne zemer – nga fotografia dokej ashiqarte se kujt nuk i banin pershtypje tre gistat e saj!?
Dhe kjo asht ana e ndritshmne e hanes ne ketë tregim.

Derisa ajo asht vet nji qytetare e Kosovës asht e lirë me manifestu ne menyren e vet dhe ne gjuhen e vet fenë, etninë dhe kulturën e saj…
Ku të dihet, nashta gazetarja ka dashtë me e shpreh njat nderin fshataresk serb ose bekimin që asht qyteatre e lirë e shtetit të Kosovës!?

E randësishme qe sheja e kësaj gazetareje në burimin e vet etimologjik nuk dmth dhunë dhe nuk provokon ndjesi dhune!
Tre-gisht e përshëndetjes (Serbisht: три прста /,, asht e njohur zakonisht si përshëndetje serbe, e cila fillimisht ka shprehur ortodoksinë serbe, kurse sot asht thjesht një shprehje, një gjest, për serbët etnikë dhe Serbinë,( bëhet duke ngriturtre gishta te zgjeruem të najnes apo dy duarve.)
“Pozdrav” – pershendetja me tre gishta asht nji shenjë dalluese për nji serb etnik, pra ahst simbol që i shpreh ata njerëz që i përkasin etnisë serbe.

Në tarditën serbe dhe ortodokse, numri tre është jashtëzakonisht e rëndësishme. Tre gishtat simbolizojnë Trinitetin. Atin, Birin dhe Shpirtin Shenjt dhe ajo asht edhe be: Svetog mi Trojstva, pra nderim dhe bekim gjatë ngjarjeve formale dhe fetare. Fshatarët serbë kur kanë ngritur tre gishta, ata sapo aknë bërë nji premtim për ta ruajtur ndrein, gja që nuk asht diçka e rrallë në kulturat ballkanike.

Një proverb serb thotë: “Nuk ka nderë pa tre gishta” (Nema krsta bez tri Prsta).
Mirëpo përgjatë luftrave të fashizmit serb kundër të gjithë popujve ballkanikë, ky symbol nisi të marrë konotim agresioni, pra përkiste në diskursin fetar-ushtarak gjithserb.
Pra ishte nji keqpërdorim i sibolikes fetare për të shpreh “Popullin qiellor” dhe urrejtjen e tij ndaj “popujve tokësor”.

Ushtarë dhe paraushtarakë serbë në luftën e Kosovës i kanë përdor den dur tre gishtat për të dëshmuar epërsinë, më shpesh urrejtjen ndaj shqiptarëve të shtypur.
Sëkëndejmi, pas luftës, refugjatë serbë në nji konvoj të NATO-s janë sulmuar nga shqiptarët sepse kishin ngrehur tre gishtat.

Kur trupat paqeruajtëse ruse hynë Sarajevën në vitin 1994, ata kanë përdorur tre gishtat për t’i përshëndetur serbët; UNPROFOR ka përdorur tre gishtat kur përshëndesnin serbët, dhe shenjën V kur përshëndetje boshnjakët, duke treguar paanshmërinë.

Ka pasur raste kur robërit e luftës shqiptarë kosovarë u detyruan të përdorin përshëndetjen serbe në kampet e Dubravës, Smrekovnicës dhe Lypjanit në maj-qërshor 1999 .

Kurse gjatë Luftës së Kroacisë, ka pasur raste kur ishin masakruar civilët serbë duke ua pre em sopatë tre gishtat e dorës së djathtë (nga ai i madhi deri tek i mesmi) .).

Psh. nji grue serbe në Kroaci e intervistuar nga korrespondenti I luftës Misha Glenny kishte tre gishtat e saj të premë!?

Ekziston nji këngë nacionaliste serbe “Nga Ulqini në Trieste, ec me tre gishta ” dhe si kundërpërgjigje kroatët thoshin: në nji kangë të tyre nacionaliste: “Ju kërkoni të arrini në Triesten serbe. Ua q* tre gishtat”, dhe: “Ne do t’ua thyejmë të gjithë gishtat jo vetëm ata tre”.

E gazetarja Djordevic, si qytetare e lirë e Kosovës, mund ta përdor simbolin kishtar kur t’i teket, përderisa nuk thërret për dhunë ndaj tjerëve ose nuk nxit dhunë, e qytetarët tjerë të Kosovës nuk kanë pse të provokohen nga nji shej kristian – triniteti edhe nëse ajo shfaqet në kontekst nacionalist!

Temat
Opinione

Të afërta