Demokratët ia marrin valles para Kryeministrisë, Rama ‘bën’ lëvizjen e radhës!

Teksa demokratët po protestojnë përpara Kryeministrisë, Edi Rama ka bërë një tjetër reagim, që në fakt nuk lidhet aspak me këtë aktivitet të opozitës.

Kryeministri është ndalur të shkruajë në rubrikën e ti Amarcord, ku publikon një tablo interesante. Por komentuesit, përtej kësaj fotoje kanë kërkuar sigurisht një koment për atë çfarë po ndodh përpara godinës ku Rama kryen aktivitetin e tij si kryetar i qeverisë.

“Kjo tablo e Kel Kodhelit, i cili ndërroi jetë në 18 shkurt 2006, të risjell në mendje imazhet e filmit të Visconti-t, “Morte a Venezia”, shoqëruar me adagio-n mbresëlënëse të Sinfonisë V të Gustav Mahler-it”, shkruan Rama.

Temat
LajmeRajon

Të afërta