Çudit zëdhënësi i ministres: Respekte për protestën e Partisë Demokratike…një koment edhe për Ramën!

Florion Serjani, zëdhënësi i ministres së Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito ka komentuar sot në rrjetin social “Facebook” protestën anti-qeveritare të opozitës.

Edhe pse ka kritikuar paaftësinë sipas tij të PD-së për të ngritur brenda një kohe të shkurtër çadrën para kryeministrisë, Serjani, një nga themeluesit e FRESSH-it dhe ish-zëdhënës i ministrisë së Brendshme, nuk ka nguruar të shprehë hapur respektin e tij për protestën e Partisë Demokratike që synon rrëzimin e qeverisë.

Por ndërkohë që edhe këshilltari i kryeministrit, Fate Velaj ka bërë një postim teksa vlerëson gjestin e Edi Ramës duke transmetuar live në profilin e tij protestën e opozitës.”..transmetimi Live i protestës në FB e tij, ishte një krijesë artistike e Edi Rama’s e cila mua më kujtoi Arnold Schönberg që në 1911 shkruante: “artin nuk e bënë aftësia, por nevoja për të” GJENIALE.”, shkruan Velaj.

Ndërkohë që në dy postime të tjera, nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Arbi Mazniku si dhe drejtorit për komunikimin në Kryeministri, Endri Fuga, kanë shpërndarë një foto nga takimi i Lullim Bashës me ish diktatorin Muammar Gaddafin.

Temat
LajmeRajon

Të afërta