Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuciq, sot është takuar me kancelarin austriak Christian Kern.
Shefi i Qeverisë serbe, siç njofton tanjug, ia ka dorëzuar zyrtarit të lartë nga Austria “dokumentin” për Ballkanin Perëndimor me qëllimin e krijimit të tregut të lirë dhe të Unionit Doganor në rajon.
Media e Beogradit nuk tregon se kjo është dëshirë e Serbisë që ta ripërtërijë disi ish – Jugosllavinë.
Fjala është, siç ka thënë Vuçiq, që të “afrohen territoret tona dhe që të lehtësohet qarkullimi i mallit”.
Kancelari austriak nuk është deklaruar rreth këtij “dokumenti”.