Ministri i Kosovës për Kthim dhe Komunitet ,Dalibor Jevtiq, ka thënë sot se serbët e Kosovës do të mbështesin Aleksandër Vuçiqin për president të Serbisë.
Ai shprehet i bindur, se do të ketë një përqindje më të lartë të serbëve në zgjedhje, e që sipas tij do jetë më e madhe se në zgjedhjet e kaluara parlamentare, transmeton lajmi.net.
“Jam i sigurt që serbët në Kosovë do të dalim për votim me përqindje më të lartë se në zgjedhjet parlamentare dhe ata do të mbështesin Vuçiqin për president të Serbisë”, ka thënë Jevtiq për televizionin serb JPP.
Sipas tij, ky do të jetë mesazh i qartë nga serbët në Kosovë se mbështesin politikën e Vuçiqit.
Edhe Branimir Stojanoviq, zv/kryeministër i Kosovës i ka dhënë mbeshtetje Vuçiqit në zgjedhjet presidenciale të prillit.
SNS të martën vendosi të ketë kandidat për president të jetë Vuçiqi, mirëpo sipas mediave serbe Nikoliq do të rikandidojë përsëri për postin që aktualisht mbanë.