Murati uron qytetarët në 9-vjetorin e pavarësisë

Ministri i Diasporës, Valon Murati ka uruar gjithë shqiptarëve me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

“Për të ardhur deri këtu ku jemi u deshtë mund, djersë e gjak! Breza të tërë sakrifikuan shumë, për të ardhur deri te kjo që akoma është pak! Prandaj ne do të vazhdojmë

tutje drejt integrimeve kombëtare e atyre ndërkombëtare”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës!

Të nderuar pjesëtarë të popullit shqiptar kudo që jeni!

Në emrin tim personal, si dhe në emër të të gjithë anëtarëve e përkrahësve të Lëvizjes për Bashkim – urime 9 vjetori i pavarësisë së Kosovës!

Për të ardhur deri këtu ku jemi u deshtë mund, djersë e gjak! Breza të tërë sakrifikuan shumë, për të ardhur deri te kjo që akoma është pak! Prandaj ne do të vazhdojmë tutje drejt integrimeve kombëtare e atyre ndërkombëtare me të vetmin qëllim: siguri e paqe, zhvillim ekonomik e përparim të gjithanshëm për të gjithë qytetarët. Të qartë në qëllim dhe të bashkuar rreth këtij qëllimi mund dhe do t’ia dalim, pavarësisht sfidave e pengesave që do të na dalin përpara!

Urime dhe gëzuar 9 vjetori i pavarësisë së Kosovës!

Temat
LajmeRajon

Të afërta