Policia e Tiranës ka arrestuar dy adoleshentë, pasi u janë zbuluar dhe sekuestruar 440 gram lëndë narkotike kanabis sativa.
Sipas policisë së Tiranës, dy adoleshentët me iniciale M.B dhe F.H, përkatësisht 15 dhe 16 vjeç, u vunnë në pranga pasi iu zbuluan sasia e lëndës narkotike e fshehur në një çantë jashtë murit rretues të një shkolle 9 vjeçare në kryeqytet.
Dyshohet se lënda narkotike i është dhënë atyre nga një person tjetër nga një qytet tjetër i Shqipërisë dhe policia po punon për identifikimin e tij.
Informacioni i policisë:
Më datë 16.02.2017, në prani të psikologut dhe prindërve u arrestuan në flagrancë shtetasit: M. B dhe F. H, të datëlindjes 15 vjec dhe 16 vjeç banues në Tiranë, sepse ju gjetën e sekuestruan 440 (katërqind e dyzetë) gram me gjithë amballazh, bimë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva.