Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj tha se rritja e pagave për mjekët është domosdoshmëri.
Gjatë një fjale të mbajtur në Këshillin Kombëtar të Punës, Beqaj ka deklaruar se pagat për mjekët roje dyfishohen, ndërsa rriten me 25% pagat për personalin e urgjencave kardiake, cerebrale-vaskulare.
Ministri tha se është rreth 14 miliardë lekë kostoja e rritjes së pagave për këtë sektor.