Mikja e Marilyn Monroe, Frieda Hull, ka vdekur tri vite më parë, por para vdekjes, tek miqtë e saj, zbuloi sekretin e aktores që e ka mbajtur gjatë.
Frieda zbuloi se Marilyn Monroe ishte shtatzënë me homologun e saj francez, Yves Montand, derisa ishte e martuar me Arthur Miller. Ajo gjithashtu mbajti fotot e Marilyn shtatzënë larg nga sytë e publikut, e të cilat pas vdekjes së Frieda janë shitur në ankand, raporton “The Sun”.
“Frieda ishte shumë krenare që kishte këto foto. Ajo tha se ata u bënë në vitin 1960. Shtatzëninë është munduar që ta fshehë pasi Miller nuk ishte babai i fëmijës”, tha fqinji i shoqes së aktores, Tony Michaels.
Aktorja në atë kohë ishte e moshës 34 vjeçare dhe e mori këtë sekret me vete në varr. Michaels shtoi se Frieda në mirëbesim i kishte thënë se Marilyn e ka humbur fëmijën. Nuk është kuptuar nëse ishte një abort spontan apo i qallimshëm.
Publiku ka menduar se fëmija që ishte duke e bartur Marilyn Monroe ishte fëmijë i burrit të saj dhe kishte abortuar, sepse shtatzënia ishte jashtë mitrës, deri më tani kur u kuptua e vërteta./GazetaExpress/.