Vriten 9 gra dhe 1 fëmijë në sulmet ajrore saudite në Jemen

Sot, aeroplanët luftarakë të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite e kanë goditur një shtëpi në veri të kryeqytetit të Jemenit, ku njerëzit ishin mbledhur për t’i ofruar ngushëllimet e tyre pas vdekjes së një gruaje, duke vrarë nëntë gra dhe një fëmijë, si dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë, njoftojnë banorët.

Sulmi ajror goditi shtëpinë e një lideri fisnor vendor në rrethinën Arhab në veri të Sanaa, kanë thënë banorët për Reuters, përcjell Express.

“Njerëzit i dëgjuar zhurmat e aeroplanëve dhe filluan të iknin nga shtëpia, por ishte vonë sepse bomba goditën shtëpinë menjëherë. Tavani u shemb. Kishte gjak gjithandej,” ka thënë një banor i fshatit Ashira.

Temat
BotëLajme

Të afërta