Trump paralajmëron urdhër të ri për ‘mbrojtjen’ e Amerikës

Presidenti amerikan, Donald Trump premtoi sot se do të paraqesë një urdhër të ri ekzekutiv kundër imigracionit javën e ardhshme.

“Ne do të publikojmë urdhër të ri ekzekutiv javën e ardhshme që do të mbrojë krejtësisht vendin tonë”, deklaroi Trump gjatë një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

Trump kishte firmosur një urdhër ekzekutiv më 27 janar, që është bllokuar aktualisht nga drejtësia.

Sipas këtij teksti, mbylleshin përkohësisht kufijtë e SHBA-së për shtetasit e shtetë vendeve myslimane dhe për refugjatët.

Temat
BotëLajme

Të afërta