Trump: Informacionet për kontakte me Rusinë janë lajme të rrejshme

Presidneti amerikan, Donald Trump përgënjeshtroi sot formalisht informacionet mbi kontakte të vazhduara mes ekipit të tij të fushatës dhe shërbimeve sekrete ruse, si dhe bisedimet mes ish-këshilltarit të tij të sigurisë kombëtare dhe një diplomati rus.

“Këto janë vetëm informacione të rrejshme”, deklaroi Trump gjatë një konference për shtyp.

“Ju mund të thoni atë që ju doni mbi Rusinë, këto janë informacione flaso të prodhuara për të kompesuar humbjen e demokratëve dhe media luan lojën”, theksoi ai duke mbrojtur ish-këshilltarët e tij.

Temat
BotëLajme

Të afërta