Rusisë po i soset durimi me SHBA-në

Kremlini ka thënë sot se turbulenca politike në Shtetet e Bashkuara është duke e vonuar rivendosjen e marrëdhënieve më të mira mes Uashingtonit dhe Moskës, të cilat janë të nevojshme për t’i luftuar problemet globale.

“Shpresojmë se procesi do të fillojë për t’i rivendosur marrëdhëniet normale biznesore me Uashingtonit sa më parë,” ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, transmeton Express.

Ai ka thënë se ata po humbasin kohë sa i përket zgjidhjes së problemeve globale.

“Po humbim kohë sa i përket zgjidhjes së problemeve globale. Sepse ekzistojnë shumë probleme të cilat janë të një lloji që as SHBA-ja e as Rusia nuk mund t’i zgjidhin vetë,” ka thënë ai./Gazeta Express/

Temat
BotëLajme

Të afërta