Nikolic i jep mirënjohje një hoxhe nga Presheva (Foto)

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq ka ndarë medalje Myftiut Nexhmedin ef. Saqipit nga komuna e Bujanocit për kontributin e tij për paqe, dialog dhe humanitet
Ky dekorim është bërë në ditën e shënimit të shtetësisë së Serbisë ku presidenca ka dekorur edhe 84 individë tjerë në Serbi

“Me propozimin e Amzës së Shqiptarëve në Serbi, presidenti i Serbisë Nikoliq, më ndau medaljen për kontributin e dhënë, në periudha të ndryshme kohore, në emër të paqes, stabilitetit, dialogut dhe humanitetit”, është shprehur Nexhemdin Saqipi.

Bashkëveprimtarë të Saqipit kanë përshëndetur një dekorim të tillë duke e vlerësuar këtë mirënjohje historike jo vetëm për misionin paqësor të Myftiut Nexhmedin ef. Saqipi, por edhe për popullin liridashës të Luginës së Preshevës.
“Urime i nderuari Myfti, ju përgëzojmë për këtë medalje argjendi, duke ju dëshiruar suksese në rrugën Tuaj të paqes, stabilitetit dhe mirëqenies njerëzore”, ka përgëzuar Sevdail Hyseni ish kryetar ui kuvendit komunal në Bujanoc.

Myftiut Nexhmedin ef. Saqipit është kryetar i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medevgjë njëherë edhe nënkryetar i Risajetit të Bashkësisë Islame të Serbisë./Titulli.com/

Temat
LajmeRajon

Të afërta