Mediat ruse: Nikoliq-i e ka mbështetjen e Rusisë, Vuçiq-i e pengoi planin e tij

E përditshmja nga Moska, Kommersant, shkruan se kandidatura e Aleksandër Vuçiq-it për President të Serbisë ka penguar seriozisht planet e Tomisllav Nikoliq-it.
Gazeta shton se Presidenti aktual i Serbisë ka llogaritur në rizgjedhje, duke pasur mbështetjen e Rusisë.

Kommerasnt shkruan se vendimi i Partisë Popullore Serbe për të mbështetur kandidaturën e Vuçiq-it pritej, sepse është politikani më me ndikim në Serbi.

Vendimi për të ndërruar pozitën e Kryeministrin për presidencë, e cila ka më pak kompetenca, me përjashtim ndoshta vetëm të politikës së jashtme, mund të kuptohet se Vuçiq ka për qëllim që pikërisht këtë sferë ta bëjë prioritet për vete, raporton agjensia Beta.

“Vuçiç mund të mbajë për vete sferën e politikës së jashtme nën kontrollin e tij, duke shmangur kundërshtimet e tanishme në udhëheqjen më të lartë të vendit”, vlerëson Kommersant.

Gazeta shton se për Vuçiq-in kjo është e rëndësishme për shkak se politikani kryesor pro rus konsiderohet Nikoliq, i cili nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të marrë një mandat të dytë. Në rast se Vuçiq bëhet president, do të jetë e rëndësishme kush do të jetë kryeministri i ardhshëm, pasi presidenti i ri do të përpiqet që të ruajë kontrollin ndaj qeverisë.

Kommersant shton se mediat në Beogradit shkruajnë se kryeministri i ardhshëm mund të jetë ministri aktual i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, i cili, siç vlerëson e përditshmja ruse, është një lloj kompensimi për Moskën pas shkuarjes së presidentit Nikoliq, pasi Daçiq konsiderohet si politikan pro rus hiç më pak se Nikoliq-i./GazetaExpress/.

Temat
BotëLajmeRajon

Të afërta