Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë padyshim një ndër çiftet më të përfolur të showbizit shqiptar.
Tash e një kohë ata bashkëjetojnë në Tiranë, gjersa javë më parë qarkulluan disa lajme në media për kriza mes çiftit, të cilat më pas u aluduan edhe me ndarje.
Por një gjë e tillë u hodh poshtë nga të dy protagonistët, ndërsa në fakt në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, duket krejt e kundërta.
Së fundmi, në një fotografi që dyshja ka hedhur në Instagram, ata shfaqen më të lumtur se asnjëherë pranë njëri-tjetrit, teksa kishin vendosur që të kalonin një vikend në skijim.
Mesa duket mes çiftit nuk ka fare kriza, përderisa buzëqeshja në fytyrat e tyre nuk mungon. /Telegrafi/
Temat
Showbiz