Kështu e emocionojnë vajzat Fjolla Morinën (Foto)

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina shumë shpejt do të publikojë projektin e saj më të ri muzikor, për të cilin ka filluar përgatitjet.

Ndërkohë, ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat imazhe nga karriera ose përditshmëria e saj.

Së fundmi, ajo rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve me një fotografi erotike të cilën e publikoi ditën e Shën Valentinit, ku shfaqej nudo teksa lahej në një vaskë.

Fjolla numëron një numër të madh fansash, të cilët e pëlqejnë dhe e dëgjojnë muzikën e saj, teksa fansat më të mirë për të vazhdojnë të mbeten fëmijët.

Ajo ka publikuar së fundmi një fotografi në InstaStory, përmes së cilës ka treguar se ka marrë një dhuratë tepër të veçantë nga vajza e saj.

Vajza e vogël kishte shkruar në një letër emrin saj, të motrës dhe mamasë, teksa e kishte zbukuruar me plot zemra me ngjyra. Ndërkohë Fjolla e emocionuar kur ka parë këtë gjë, ka vendosur që ta ndajë menjëherë me fansat në Instagarm. /Telegrafi/

Temat
Showbiz

Të afërta