Kantautori Elgit Doda ‘ironizon’ estradën: Një milion klikime s’po i bën Eminemi në 24 orë, jo t’i bëni ju (Foto)

Kantautori i njohur shqiptar Elgit Doda, është padyshim zgjedhja më e preferuar e artistëve për realizmin e këngëve të tyre.

“Ajër” ishte kënga e fundit, me të cilën e pamë Elgitin, teksa shkëlqente në natën finale të festivalit “Kënga Magjike”.

Ndërkohë ai i është futur punës për realizmin e projekteve të reja, gjersa është mjaft aktiv edhe në rrjetet sociale.

Është bërë e ditur tashmë që klikimet në YouTube janë kthyer në një lloj “valute” të re matëse për suksesin e artistëve, por njëkohësisht flitet dhe aludohet thuajse çdo ditë për vërtetësinë e e këtyre klikimeve.

Elgit Doda, mesa duket është një nga ata të cilët duket se nuk ka edhe aq besim në shifrat marramëndëse që grumubllojnë artistët shqiptarë në YouTube.

Ai ka publikuar së fundmi një fotografi në lnstagram Story, përmes së cilës ka thumbuar disa nga këta ‘artistë’ flas,

“Një milion klikime s’po i bën Eminemi për 24 orë, jo t’i bësh ti me kanatjere, me shapka me gisht, lum klikimesh pas 205-tës”, ironizon kantautori në shkrimin e tij në Instagram. /Telegrafi/

Temat
Showbiz

Të afërta