Ish ambasadori amerikan në Rusi: Trump-i është kopje e Putin-it

Ish ambasadori amerikan në Rusi ka akuzuar Presidentin amerikan, Donald Trump, se po e imiton stilin autokratik të qeverisjes, siç e kishte Vladimir Putin në javët e para në zyrën presidenciale.

Ambasadori i Obamës në Rusi nga viti 2012 deri në vitin 2014, Michael McFaul, tha se deklaratat e përzemërta të Presidentit për kolegun e tij rus janë shqetësuese.

“Unë e di se çfarë lloji i liderit është Putin-i, ai është një sundimtar autokratik. Nuk dua që të shoh një kopje të tij këtu”, ka thënë McFaul për BBC, transmeton “The Independent”.

Siç tha ish ambasadori, ai është për marrëdhënie të mira me Rusinë, për të cilat ai kishte punuar për shumë vite në administratën Obama, por thotë se këto marrëdhënie të mira nuk mund të jetë objektiv i politikës së jashtme amerikane.

McFaul është në listën e zezë të Kremlinit dhe vitin e kaluar atij i ishte ndaluar hyrja në Rusi.

Ai e krahasoi Trump-in dhe Putin-in në fillim të mandatit të parë presidencial: mediat i quan armiq, vë në pikëpyetje sundimin e ligjit dhe gjyqtarëve, e që, thotë McFaul, na perkujton gjyqësorin rus, i cili me kohë bëhet më i ndëgjueshëm ndaj Presidentit.

Institucionet demokratike në SHBA megjithatë janë më të forta se pesëmbëdhjetë vjet më parë në Rusi, tha ambasadori amerikan, duke treguar për gjyqtarët që përmbysën vendimin e Trump-it për të ndaluar hyrjen e qytetarëve të shtatë vendeve myslimane në Shtetet e Bashkuara dhe tërheqjen e këshilltarit të sigurisë kombëtare, si shenjat e një gjyqësori të pavarur dhe të mediave të lira.

McFaul paralajmëroi njerëzit që ata duhet të mbeten vigjilent, duke pasur parasysh faktin se qëllimet Tramp-it drejt Rusisë mbeten të paqarta, ndërsa vazhdojnë tensionet për mbështetjen e Presidentit sirian, përfshirjen në luftën në Ukrainë dhe mosmarrëveshjet mbi NATO-s, raporton “Index.hr”./GazetaExpress/.

Temat
BotëLajme

Të afërta