Flaka Krelani publikon fotografi pa makijazh (Foto)

Këngëtarja e njohur e zhanrit rock Flaka Krelani vazhdon të jetë ndër zërat më potentë të skenës shqiptare.

Ajo ka me mijëra fansa në rrjetet sociale, të cilët njoftohen hap pas hapi me zhvillimet më të fundit të këngëtares në karrierë.

Së fundmi, këngëtarja nga Gjakova ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku është shfaqur për herë të parë pa makijazh.

Flaka kishte vendosur që këtë radhë të realizojë vetuallat tatuazh, ndërsa ka shfrytëzuar rastin për t’iu ofruar shikuesve një imazh, i cili tregon se si duket ajo krejtësisht natyrale.

Dhe në të vërtetë, ajo duket e bukur edhe kur fytyra e saj është krejtësisht e pagrimuar. /Telegrafi/

Temat
Showbiz

Të afërta