Era, ka edhe një këngë për verë (Foto)

Këngëtarja Era Istrefi paralajmërojë se më 24 shkurt do të publikojë këngën e radhës, që quhet “Redrum” që është një bashkëpunim i saj me Felix Room

Por, duket se këngëtarja atomet e saj do ti ruan për muajt e verës ku pritet që të lansojë një këngë shumë më ritmike se balada e shkurtit.

Burime të Gazetës Express pranë këngëtares thonë se kënga është ritmike dhe pritet që kjo këngë të jetë tamam një hit veror.

Era, pas “Bonbon” kishte pushuar pothuajse një vit, derisa ishte e zënë më shumë më promovimin e kësaj kënge që u bë një hit botëror.

Ajo deri me tani ka kaluar më shumë se 300 milion klikime në youtube dhe është rrugës për të bërë rreth gjysmë miliardi klikime. /GazetaExpress/

Temat
Showbiz

Të afërta