Burg të përjetshëm për sirian azil kërkues në Suedi

Një gjykatë suedeze e ka dënuar me burg të përjetshëm një sirian për pjesëmarrje në në ekzekutimin masiv të shtatë trupave qeveritarë në vitin 2012 në Siri.

Gjykata e Qarkut në Stokholm tha se azil kërkuesi Haisam Omar Sakhanh, 46-vjeçar, iu bashkua grupit të armatosur “Suleiman Company” në fillim të majit 2012, dhe e qëlloi me pushkë për vdekje një person, transmeton Express.

Sakhanh tha sot para gjykatës se ai ishte urdhëruar për ta bërë një gjë të tillë nga një superior i tij, pohim të cilin gjykata nuk e mori parasysh.

Sakhanh kishte kërkuar azil në Suedi në vitin 2013 dhe që atëherë është mbajtur në paraburgim.

Temat
BotëLajme

Të afërta