Babai i Dua Lipës plot buzëqeshje pas çmimit të fituar (Foto)

Babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa, është shfaqur në disponim të madh pasi vajza e tij triumfoi në NME Awards 2017.

Dua fitoi çmimin e artistes së re më të mirë në këtë ceremoni dhe sigurisht se gëzimin nuk mundi ta fshihte babai i këngëtares, shkruan Telegrafi.

Ai ka publikuar një foto në rrjetin social Instagram ku është shfaqur i buzëqeshur bashkë me Duan, e cila bën me sy në kamerë duke mos iu përmbajtur gëzimit për triumfin.

Menjëherë kanë pasuar urimet nga miqtë e Dukagjin Lipës që janë në Kosovë, e që janë ndjerë krenarë për suksesin e vajzës nga Kosova.

Dua Lipa po ashtu performoi ‘live’ hitin “Be The One” në skenën e NME Awards, duke marrë komplimente nga të pranishmit dhe adhuruesit e saj. /Telegrafi/

Temat
Showbiz

Të afërta