SHBA nuk e mbështet anëtarësimin e Serbisë në BE

Ka zyrtarë amerikanë që thonë se politika e SHBA-së drejt Ballkanit apo Europës nuk ka ndryshuar, por dyshimet për të kundërtën shtohen nga veprimet e administratës Trump

AFP merr si shkas për të parë ndryshime serioze një mesazh urimi që Sekretari i SHtetit, Rex Tillerson, i ka dërguar autoriteteve serbe me rastin e festës zyrtare të themelimit të shtetit.

Sipas agjencisë franceze që referohet nga “B92”, agjencia serbe e lajmesh, në mesazhin e Tillerson mungon shprehja e mbështetjes amerikane për integrimin e Serbisë në Bashkimin Europian.

Sipas medias franceze, vitin e kaluar, në të njëjtën ditë, mesazhi i Obamës dhe Kerryt cilësonte mbështetjen e SHBA për anëtarësimin e Serbisë në BE në “termat më të qartë”.

Tillerson e vlerësonte Serbinë për përpjekjet në promovimin e reformave ekonomike, forcimin e sundimit të ligjit dhe përmirësimin e marrëdhënieve me fqinjët, premise të stabilitetit rajonal dhe rritjes ekonomike.

Mundet të tingëllojë si hollësi, por ajo nuk i ka shpëtuar mediave që shohin këtu një lëvizje të vërtetë në politikën e jashtme amerikane drejt Ballkanit dhe Europës.

Vetë Trump e ka sulmuar disa herë BE-në, që e ka cilësuar si mburojë të interesave gjermane./gazetatema/

Temat
BotëLajmeRajon

Të afërta