Ronaldo mund të hyjë në histori të Evropës (Foto)

Cirstiano Ronaldo mund të shkruajë historinë e futbollit evropian nëse shënon sonte 2 gola ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, mund të bëhet lojtari i parë që shënon 100 gola në garat ndërkombëtare, shkruan e përditshmja sportive katallane, Mundo Deportivo.

Ai deri më tani ka realizuar 98 gola, dhe nëse sonte shënon edhe dy të tjera ndaj Napolit, do ta shkruajë emrin në histori të garave evropiane si golashënuesi më i mirë, përcjell Express.

Kurse, ylli i Barcelonës, Leo Messi, aktualisht ka 96 gola në garat ndërkombëtare.

Temat
BotëSport

Të afërta