Ndarja nga gruaja, a e bëri kaq të ndjeshëm Agon Amigën (Foto)

Bashkpunimi i Agon Amigës me këngëtaren dhe modelen Aferdita Dreshajn me këngën ‘Topless’ u prit mjaft zhurmshëm por edhe ngriti dyshime se në mes dy artistëve ka më shumë se një bashkëpunim mes kolegësh, shkruan Kosovarja.

Çifti martesën e tyre e kurorëzuan në vitin 2013 dhe pas dy vitesh nga shumë fakte të aferës në mes Agonit dhe Afërditës bashkëshortja merr vendimin e ndarjes.

Vitin që shkoi Agon Amiga pranoi që shkaktare e ndarjes se tyre ishte Aferdita Dreshaj. Ai i kishte kërkuar falje bashkëshortes Egzonës dhe se ishte penduar për veprimin e bërë. Kënga ‘Qyqek’ i është kushtuar kësaj ngjarje.

Ndërsa këtë muaj Reperi sjelli këngën ‘Ska faj’ këngë krejt ndryshe nga ato që Agon Amiga ka publikuar më parë. Siç duket ndarja Agonin e bëri më të ndjeshëm, më të prekshëm, dhe më të vetmuar./Kosovarja/

Temat
Showbiz

Të afërta