Trump ankohet për ‘rrjedhjet e paligjshme’ të informacioneve

Presidenti amerikan, Donald Trump, reagoi sot në Twitter pas dorëheqjes së këshilltarit të tij për siguri, Michael Flynn, duke thënë se lajm në fakt janë “rrjedhjet e paligjshme të informacionit” që dalin nga Uashingtoni.

“Përse ka kaq shumë rrjedhje të paligjshme informacioni,” ka pyetur Trump, duke lënë të kuptohej se kjo ndodh pikërisht në kohën që ai po merret me çështjen e Koresë së Veriut.

Ndërkohë, demokratët bënë thirrje për një hetim rreth marrëdhënieve të Presidentit Trump me Rusinë, sidomos rreth pyetjes se në ç’kohë mësoi presidenti se këshilltari i tij kishte diskutuar me ambasadorin rus mbi sanksionet amerikane kundër Rusisë, njofton VoA.

Udhëheqësja e pakicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, tha në një deklaratë se “populli amerikan meriton të dijë përmasat e plota të kapjes financiare, personale dhe politike të presidentit Trump nga Rusia dhe çfarë nënkupton kjo për sigurinë kombëtare të vendit.”

Temat
BotëLajme

Të afërta