Sfidë për Inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor mbetet respektimi i ligjit antiduhan në ambientet publike.
Deklarata u bë nga kryeinpektori Eltar Deda, gjatë analizës së punës 1 vjeçare të Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor rajonal të Gjirokastrës. Ky i fundit në 1 vit ka gjobitur rreth 18 subjekte për mosrespektim të ligjit antiduhan.
Kreu i përgjithshëm i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, Eltar Deda është njohur me rezultatet e punës një vjeçare të Inspektoriatit Rajonal të Gjirokastrës. Përgjatë vitit 2016 ky Inspektoriat deklaroi se ka gjobitur 18 subjektet të cilat kanë shkelur ligjin antiduhan ndërsa në total në rang qarku janë gjobitur 30 subjekte private por edhe institucione shteterore ku evidentohet mbyllja e dy qendrave shëndetësore.
Sfide sipas kryeinspektorit Eltar Deda në të gjithë vendin, vijon të mbetet beteja për ligjin antiduhan si dhe inspektimet për kushtet e higjienës ne kopshte e çerdhe.
“Ky vit do të jetë një sfidë e madhe për inspektoriatin sepse ne do të fillojmë inspektimet online tani, ku çdo trupë inspektuese do të jetë e monitoruar dhe çdo trupë inspektuese do të jetë përgatitur profesionalisht. Kemi marrë masë në spitalin e Gjirokastrës dhe kemi mbyllur dy qendra shëndetësore”, shprehet Deda.
Në fund të fjalës së tij Eltar Deda ka kërkuar bashkëpunimin e biznesit pasi sipas tij qëllimi i Inspektoriatit nuk është gjobitja dhe penalitet por fryma e bshkëpunimit për të çuar para të gjitha ligjet e miratuara nga qeveria. /oranews/
