Nuk kanë fund ‘ditët e zeza’ për Ivanka Trumpin (Foto)

Një foto e Ivanka Trump e ulur në karrigen e Presidentit në Zyrën Ovale ka nxitur kritika në rrjetet sociale.
Në fotografi, të vilën Ivanka e publikoi ditën e hënë në Twitter, e paraqet atë ulur në karrige së bashku me Kryeministrin e Kanadasë Justin Trudeau dhe babanë e saj, Presidentin Donald Trump, që qëndrojnë pas saj.

Nëpërmjet kësaj fotoje ajo kishte qëllim të tregonte rëndësinë e vendimmarrjes nga ana e femrave, por kjo nuk u prit mirë nga njerëzit, të cilët e kritikuan shumë.

“Zyra Ovale nuk duhet të jetë një pronë e bijës së Presidentit”, shkroi dikush.

“Ju nuk keni punë në Shtëpinë e Bardhë. Vendi ynë nuk udhëhiqet nga nepotizmi”, shkroi një tjetër.

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që dikush tjetër ulet në karrigen e Presidentit. Një foto nga Administrata e Barack Obamas e shfaq një fëmijë ulur në Zyrën Ovale.

Kjo nuk është hera e parë që Ivanka Trump kritikohet. Ajo u kritikua edhe për veshjen e një fustani të shtrenjtë javë më parë,derisa bota po përballet me skena plotë refugjatë.

Ndërkohë një mori kompanish kanë larguar nga dyqanet e tyre produktet nga linja e modës e Ivanka Trumpit, që kur ka nisur lëvizja bojkotuese anti-Trump në rrjetet sociale në tetor.

Temat
BotëLajme

Të afërta