Mustafa e pranon që Kosova s’mund ta bëjë ushtrinë pa ndryshuar Kushtetutën

Isa Mustafa, kryeministri i vendit, thotë se Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet për të pasur Forca të Armatosura.
Në debatin për shndërrimin e FSK-së në FAK, Mustafa thotë se Forca e Sigurisë ka dëshmuar organizim të lartë dhe disiplinë.

Ai ka thënë se këtë çështje e ka ngritur në takime me udhëheqësit e NATO-s dhe partnerët ndërkombëtarë dhe nga diskutimet me ta kanë kuptuar se transformimi mund të bëhet vetëm përmes ndryshimeve kushtetuese me miratim të deputetëve.

“FSK vlerësohet nga SHBA për organizim të lartë me disiplinë dhe vlerësoj se Kosova jo vetëm se i plotëson kushtet për të pasur Forca të Armatosura, por edhe i meriton. FSK është plotësisht e gatshme të shndërrohet në FAK, por nga kontaktet e deritanishme kemi kuptuar që NATO dhe partnerët janë të përkushtuar që FSK mund të shndërrohet në FAK kurdo përmes ndryshimeve kushtetuese me përkrahjen e deputetëve të Kosovës duke ruajtur të arriturat e deritanishme”, ka thënë ai në Kuvend.

“Ua kemi bërë të ditur edhe palës serbe, por nuk kemi marrë pëlqimin e tyre që ndryshimi të bëhet përmes Kushtetutës. Serbia po ushtron ndikim të drejtpërdrejtë te deputetët e Listës Serbe që të mos e votojnë këtë transformim. Po punojmë bashkërisht që ata të votojnë siç kërkon NATO dhe partnerët ndërkombëtarë”, ka shtuar më tej ai.

Temat
LajmeVend

Të afërta