Miratohet rezoluta: Krijimi i Ushtrisë në koordinim me SHBA dhe NATO’n

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Rezolutë e propozuar nga deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj.
Me 68 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim kjo rezolutë u miratua në Kuvend. Kjo Rezolutë bënë thirrje për themelimin sa më të shpejt të Ushtrisë së Kosovës, pra transformimin e FSK-së në FAK.

Gjithsej kjo rezolutë përmban dy pika.

Qeveria e Kosovë autorizohet që sa më parë të koordinojë dhe procedojë strategjinë për transformim të Forcës së Sigurisë dhe Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës.

Duke shprehur përkushtimin për integrimin në organizata e paktit veriatlantik në NATO, Kuvendi i Kosovës, Qeveria e Kosovës dhe mekanizmat tjerë të bashkërendojnë hapat për harmonizimin në përpjekje me NATO dhe SHBA-në zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës konform mandatit të autoriteteve të Kosovës

Me poshtë gjeni tekstin e plotë të rezolutës:

Republika e Kosovës

Republika Kosova -Republic of Kosovo

Kuvendi – Skupština – Assembly

Për: Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës

Nga: Daut Haradinaj, Kryetar i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, mbështetur nga Grupi Parlamentar i PDK-së, Grupi Parlamentar i LDK-së, Grupi Parlamentar i LVV-së, Grupi Parlamentar i AAK-së, Grupi Parlamentar NISMA dhe Grupi Parlamentar 6+.

Lënda: Projekt-rezolutë për Forcën e Sigurisë së Kosovës

Data: 14.02.2017

Kuvendi i Kosovës, në bazë të nenit 65.1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenit 52 pika 2 e rregullores së Kuvendit, Daut Haradinaj, Kryetar i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, mbështetur nga Grupi Parlamentar i PDK-së, Grupi Parlamentar i LDK-së, Grupi Parlamentar i LVV-së, Grupi Parlamentar i AAK-së, Grupi Parlamentar NISMA dhe Grupi Parlamentar 6+. Pas debatit të zhvilluar, për Forcën e Sigurisë së Kosovës në seancën plenare të mbajtur më 14.02.2017, propozon për miratim këtë:

PROJEKT-REZOLUTË

Për Forcën e Sigurisë së Kosovës

1. Qeveria e Kosovës autorizohet që sa ma parë, të koordinojnë dhe ta procedojë në Kuvend për miratim, strategjinë për transformim të Forcës së Sigurisë në Forcë të Armatosur të Kosovës;

2. Duke shprehur solemnisht përkushtimin e pa alternativë për integrim në Organizatën e Paktit Veri-Atlantik (NATO), Kuvendi i Kosovës, Qeveria e Kosovës dhe mekanizmat tjerë institucionalë të bashkërendojnë angazhimet për harmonizimin e përpjekjeve të përbashkëta me NATO-n dhe SHBA-në për zhvillimin e kapaciteteve operacionale konform mandatit të ri të Forcave të Armatosura të Kosovës.

Temat
BotëLajmeRajonVend

Të afërta