Labinot Tahiri kandidat për kryetar të komunës së Ferizajt

Në Kuvendin e IV të degës së AKR-së në Ferizaj, këngëtari Labinot Tahiri, është zgjedhur kryetar i degës, me ç’rast ka marrë besimin dhe është kandiduar për kryetar të komunës së Ferizajt.

Para të pranishmëve, ai ka premtuar se do ta lërë muzikën nëse zgjidhet kryetar, derisa ka shtuar se do të vazhdojë të punojë për të mirën e qytetarëve.

Derisa presidenti i AKR-së, Behxhet Pacolli, ka thënë se partia e tij është e vetmja parti liberale në Kosovë dhe e vetmja që do të bëjë ndryshime.

Në fund të Kuvendit të IV partisë, Labinot Tahiri ka prezantuar edhe të gjithë anëtarët e kryesisë me të cilët synon të punojë për të fituar Ferizajn.

Temat
LajmeVend

Të afërta