Edhe një zyrtar i Vetëvendosjes thotë se në Kosovë mund të ketë luftë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli duke folur për krijimin e Ushtrisë së Kosovës ka theksuar se në Kosovë nuk përjashtohet mundësia e luftës.

Ai në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se nuk është me rëndësi emri i Ushtrisë së Kosovës, por rritja e përgjegjësive të saj, pasi kjo sipas tij rrit sigurinë e qytetarëve.

“Zemra s’ma e do luftën, por një mundësi e tillë nuk përjashtohet. Kujdesi duhet të jetë i madh për qyetarët, kujdes që kjo qeveri nuk e ka fare”, u shpreh Faton Topalli.

Ai gjithashtu ka kërkuar edhe dyfishimin e bugjetit të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës.

Kurse, muaj më parë ish -kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, paralajmëron se çështja e Demarkacionit mund të sjell sërish luftë në Kosovë brenda 5 viteve.

“Kufiri është çështje e ndarjes së territorit. Nuk kemi tokë për të falur. Në atë tokë është derdhur gjak dhe ne s’kemi gjak për të falur. Thaçi dhe Mustafa të japin dorëheqjen. Në 4-5 vitet e ardhshme ka gjasa të ketë përsëri luftë”

Temat
LajmeVend

Të afërta