Demolli: FSK e gatshme të shndërrohet në ushtri, jemi në pritje të vendimit nga Kuvendi

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli para deputetëve ka thënë se MFSK ka ndërmarr të gjitha veprimet e duhura për transformimin e FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës.

Demolli ka thënë se FSK është e gatshme për misionin e ri, ku do të ketë 5000 pjesëtarë aktiv dhe 3000 rezervë.

“Vendimi i procesit për transformimin e FSK varet nga ky Kuvend. Por duhet theksuar se çfarë do vendimi që do të merret ai nuk duhet të jetë i njëanshëm”, ka thënë Demolli.

Ministri ka theksuar se MFSK ka përgatitur amendamentet kushtetuese që përmes qeverisë ia ka proceduar Gjykatës Kushtetuese, e cila me aktgjykimin e saj më 31 mars 2014 ka aprovuar amendamentet e propozuara.

“Njëri prej amendamenteve më thelbësore është ai 12 ku propozohet ndryshimi i nenit 126 kushtetues përmes të cilit përveç të ndryshimit të emrit të FSK do të ndryshonte edhe misioni i saj. Qeveria këto amendamente ia ka dorëzuar në qershor të 2015 kuvendit për ti aprovuar, por të njëjtat nuk janë hyrë në rend dite për shkak të mos gatishmërisë së deputetëve të Listës Serbe për ti votuar këto amendamente”, ka thënë Demolli, transmeton Telegrafi.

Demolli ka thënë se MFSK përveç amendamenteve të cekura, ka hartuar edhe draft-ligjin për transformim, të cilin ia ka proceduar dy herë qeverisë së Kosovës, dhe se i njëjti nuk është proceduar në Kuvend për shkak të mos aprovimit të amendamenteve.

Ai ka shtuar se ministrat dhe deputetët e Listës Serbe nuk kanë qenë të interesuar që të diskutojnë për këtë gjë./Telegrafi/

Temat
LajmeVend

Të afërta