“Çudirat” me shqiptarët duket se nuk kanë fund edhe jashtë trojeve shqiptare dhe një gjë e tillë ndodh me vrasësin Selami Çokaj.
43 vjeçari edhe pse u dëbua është rikthyer sërish në Mbretërinë e Bashkuar, madje është edhe pronar i një lavazhi makinash.
Selami Çokaj ka qenë në listën e më të kërkuarve të Interpolit dhe ai ishte dëbuar nga Britania në vitin 2009 dhe i ishte ndaluar kthimi në këtë shtet. Por tani ai ka fluturuar përsëri në Angli, madje drejton një lavazh në Oadby, Leics duke përdorur emrin e tij të vërtetë, shkruan The Sun.
43-vjeçari akuzohej për një vrasje në vitin 1994 por pas krimit u largua për në Angli, ku më pas u dëbua, dhe tashmë i është rikthyer përsëri jetës aty.
Është e paqartë se kur ose si Çokaj ka mbërritur përsëri në Britani. Ai jeton me familjen e tij në një shtëpi me katër dhoma gjumi aty pranë, me një qira prej 1,500 paund në muaj.
Çokaj, ka qenë në listën e më të kërkuarve të Interpolit, për herë të parë shkoi në Angli në vitin 1999 duke përdorur pseudonimin Valton Gashi dhe duke u paraqitur si refugjat nga konflikti i Kosovës.


