Rama ‘përgjon’ FB-në e komentuesit që shau Policinë (FOTO)

Kryeministri Edi Rama i doli në mbrojtje sot Policisë së Shtetit kur tha se nuk ka lidhje me grabitjen e ndodhur pak ditë më parë në Rinas.
Rama tha se është problem i bankave që nuk garantojnë kushtet e sigurisë së transportit të parave, cka solli sipas tij edhe grabitjen e rreth 3 milionë euro të një banke në Shqipëri.

Por ndjekësit e tij në Facebook duket se nuk janë shumë dakord me qëndrimin e tij ndaj policisë së Shtetit.

Komentuesi: Edi ti ke të drejt që i mbron se policia do të jetë në shërbim të popullit e shtetit e kështu duhet të jetë por ama të jesh i sigurt që janë super hajdut.

Edi Rama: Kur te vish ndonjëherë nga Treviso provo t’u japësh leke po vetëm mos thuaj pastaj pse më arrestuan! Respekte

Në përgjigjen e tij duket se kryeministri ka ‘vëzhguar’ profilin e komentuesit, pasi ka zbuluar se ku është vendondodhja e tij, Treviso.

Temat
LajmeRajon

Të afërta