Parashikimi i motit për pesë ditë

Fushat me presion të lartë atmosferik të cilat kanë përfshirë vendin do të vazhdojnë të jenë prezente edhe për gjatë këtyre ditëve, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot me vranësira të shperndara dhe intervale të gjata me diell.

Temperaturat maksimale do të jenë në rritje graduale duke përjashtuar ditën e hënë dhe të martën ku maksimalet e ditës do të mbeten të ngjajshme me keto ditë të gjysmës së dytë të javës që po e lëmë.

Nga dita e mërkurë , temperaturat maksimale do të shënojnë ngritje duke lëvizur nga 5 deri në 11 gradë Celsius, kurse temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5C deri -1 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperendimi me shpejtësi deri në 7m/s

Temat
LajmeVend

Të afërta