Nëntë persona për nëntë vite kanë humbur jetën nga treni në Kosovë

Nëntë persona kanë humbur jetën në aksidente hekurudhore që nga viti 2006 në linjën hekurudhore Fushë-Kosovë-Shkup.
Aksidentet në linjën hekurudhore Fushë-Kosovë-Shkup kanë shkaktuar vdekjen e nëntë personave që nga viti 2006.

Aksidentet dhe vdekjet në këtë linjë i ka regjistruar Policia e Kosovës.

Florie Ahmeti, zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës tha për KALLXO.com se në pjesën e hekurudhës Fushë-Kosovë-Shkup nga viti 2006 kanë ndodhur 19 aksidente.

Sipas zëdhënëses Ahmeti, shtatë nga këto aksidente kanë përfunduar me të vdekur, shtatë të tjera me të lënduar dhe pesë me dëme materiale.

Katër ditë më parë në afërsi të fshatit Miradi të Fushë-Kosovës treni goditi një makinë, duke shkaktuar vdekjen e shoferit të saj.

I vdekuri ishte punonjës i hekurudhës.

Temat
LajmeVend

Të afërta