Sekretari i përgjithshëm i LR-PDSH-së, Arben Taravari përmes rrjetit social Facebook ka ironizuar deklaratat e LSDMs-së se në zgjedhjet lokale që do të mbahen së shpejti do të kandidojë me shqiptarë në komunat ku deri me tani i kanë udhëhequr partitë shqiptar, transmeton Gazeta Express
“Për ta dëshmuar orientimin qytetar, LSDM-ja në këto zgjedhje duhet të kandidon Shqiptar për kryetar komunash në Ohër, Manastir, Krushevë, Shkup.
Nëse ja del të bind antarësinë e vet që duhet përkrahur dhe votuar masovikisht kandidat të tillë, atëhere padyshim që jemi rrugës së drejtë”, ka ironizuar sekretari i përgjithshëm i LR-PDSH-së dr. Arben Taravari.
