FMN: Trump, i mirë për ekonominë amerikane – i keq për atë botërore

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar Christine Lagarde shprehu optimizëm të dielën se planet e presidentit amerikan Donald Trump për shkurtimin e taksave dhe shtimin e shpenzimeve në infrastrukurë do të nxisin ekonominë amerikane, por mund të shkaktojnë probleme për ekonomitë në mbarë botën.

Zonja Lagarde tha se përparimet e ekonomisë amerikane, më e madhja në botë, mund të dëmtojnë ekonomitë në vende të tjera për shkak të fuqisë së dollarit kundrejt monedhave të tjera dhe nga veprimet e pritshme të bankës qendrore amerikane për të rritur gradualisht normën e saj bazë të interesit, njofton VoA.

Shefja e FMN-së foli në mbrojtje të globalizimit të ekonomisë botërore, ndërsa pohoi aspektet negative, për të cilat presidenti Trump thotë se kanë shkaktuar mbylljen e fabrikave në SHBA, dhe transferimin e veprimtarive të tyre jashtë vendit në kërkim për punëtore me paga më të ulta.

Zonja Lagarde the se “globalizimi është gjë e mirë, tregtia ndërkombëtare është shumë e mirë, por nuk kemi shikuar vendet që janë ndikuar negativisht.”

Temat
BotëLajme

Të afërta