Fakte interesante mbi trupin e njeriut

Lotët dhe mukusi përmbajnë një enzimë (lizozima), e cila thyen murin qelizor të shumë baktereve. Kjo është në avantazhin tuaj, pasi si mukusi që gjendet në hundë dhe fyt, ashtu edhe lotët që mbajnë të lagësht sytë tuaj, janë duke iu ndihmuar për të parandaluar që bakteret t’i infektojnë, çka do t’iu sëmurte.

Në vetëm 30 minuta, trupi juaj çliron nxehtësi të mjaftueshme 30 minuta për të çuar në pikën e vlimit rreth çerek litri ujë. Nëse keni parë filmin “Matrix”, atëherë jeni në dijeni të energjisë potenciale që gjenerohet nga trupi i njeriut. Trupat tanë shpenzojnë një sasi të madhe kalorish, për të na mbajtur temperaturën e qëndrueshme 37 gradë Celsius, e mjaftueshme për të vluar ujin apo edhe gatuar makarona.

Veshët tuaj prodhojnë më shumë dyllë kur jeni të frikësuar se sa kur nuk jeni. Kimikatet dhe hormonet e çliruara kur jeni të frikësuar, duket se kanë efekte të papara mbi trupin tuaj, në formën e dyllit të veshëve. Studimet sugjerojnë se frika bën që veshët të prodhojnë më shumë nga substanca ngjitëse, por arsyet pse ndodh kjo nuk janë ende të qarta.

Nuk është e mundur që të gudulisim veten tonë. Edhe njerëzit që gudulisen më shumë ndër ne, nuk kanë aftësinë për të gudulisur veten. Arsyeja është se truri e parashikon gudulisjen nga informatat që tashmë ka, dhe nga mënyra si se janë duke lëvizur gishtat. Truri nuk reagon ndërkaq njëlloj nëse dikush tjetër është duke ju gudulisur.

Gjerësia e krahëve tuaj të shtrirë është afërsisht e barabartë me gjatësisë e të gjithë trupit tuaj. Diferencat janë vetëm pak milimetra.

Njerëzit janë gjitarët e vetëm që prodhojnë lotë emocionalë. Ne jemi të vetmit që qajmë, kur kemi patur një ditë e keqe, humbur një njeri të dashur apo kur thjesht nuk ndihemi mirë.

Djathtashët jetojnë mesatarisht 9 vjet më gjatë sesa mëngjerashët. Kjo nuk duket se ka një bazë gjenetike, por është kryesisht për shkak të faktit se shumica e makinave dhe mjeteve që ne përdorim përditë janë të dizenjuara për ata që janë i japin në krahun e djathtë, duke i bërë paksa e rrezikshme për mëngjerashët, çka shkakton mijëra aksidente dhe vdekje çdo vit.

Gratë e djegin dhjamin më ngadalë se burrat, me një normë prej rreth 50 kalorish në ditë. Shumica e burrave e kanë shumë më të lehtë djegien e yndyrnave se sa femrat. Gratë, për shkak të rolit të tyre riprodhues, kërkojnë në përgjithësi një masë yndyre më të lartë se sa burrat, dhe për rrjedhojë trupat e tyre nuk do të heqin lehtësisht qafe dhjamin në të njëjtin nivel si burrat.

Njerëzit, majmunët dhe koalat janë unike ndër gjitarët për shenjat unike të gishtave në duarve të tyre. Studimet mbi primatët, kanë sugjeruar se edhe individët e klonuar kanë shenja unike të gishtërinjve.

Dhëmbëzimi në zonën ndërmjet hundës dhe buzës së sipërme ka një emër. Ajo quhet filtrum. Shkencëtarët po përpiqen ende të kuptojnë se cili është qëllimi i saj, ndonëse grekët e lashtë mendonin se ajo është një nga vendet më erotike në trupin e njeriut.

Temat
Fun

Të afërta