Njëra nga femrat më seksi në botë, tashmë është beqare

Amber Rose i ka dhënë fund lidhjes së saj me Val Chmerkovskliy. Ata u takuan në Dancing ëith the Stars ku Amber ishte konkurrente dhe kërcente me vëllain e Val. Çifti ishte në një marrëdhënie prej 5 muajsh të cilët ishin më shumë se thjesht një kohë e kaluar me të dashurin pasi gjërat u bënë edhe familjare.

Më herët Amber është shprehur se lidhja e saj po shkonte më së miri. “ Unë e dua shumë atë dhe familjen e tij. Ai është i mrekullueshëm!”- është shprehur Rose.

Lidhja e tyre ishte e hapur edhe për publikun pasi nuk ngurronin të publikonin shpesh foto në rrjete sociale. Megjithatë duket se gjërat kanë marrë tjetër rrjedhë prej disa javësh pasi burime konfirmojnë se Amber dhe Val nuk janë më bashkë.

Temat
Showbiz

Të afërta