Këngëtari Sinan Hoxha vazhdon të jetë ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe të kërkuar nga publiku.
Ai ka me mijëra fansa në rrjetet sociale, gjersa është i pranishëm në shumë vende të ndryshme, për të performuar për adhuruesit e tij.
Ndërkohë, përderisa i duhet të udhëtojë mjaft shpesh, atëherë aterimi me aeroplan mbetet për të mundësia më e mirë.
Megjithatë, një detaj që këngëtari Hoxha e ka cekur gjithnjë nëpër intervista, është fakti se ai ka frikë nga udhëtimi me aeroplan.
Në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale, Sinani ka treguar frikën që ka përjetuar së fundmi në një nga udhëtimet e tij drejt Selanikut.
Nuk kanë qenë turbulencat ato që e kanë frikësuar kësaj radhe këngëtarin, por fakti se ka qenë i vetmi pasagjer në gjithë aeroplanin, duke e bërë ta përjetojë frikën i vetëm.