Marina dhe Getoari janë ndarë? Ja e vërteta!

Një nga çiftet më të përfolura të showbizz-it shqiptar është padyshim edhe moderatorja Marina Vjollca dhe reperi Getoar Selimi.

Përveç romancës në rrjetet sociale, çifti ka treguar edhe se po bashkëjeton në një vilë në zonën e quajtur “Kodra e Diellit”. Madje, verën e kaluar u përfol se Marina dhe Geti po planifikonin të bënin një dasmë, por që rezultoi një thashethem.

Orët e fundit, në rrjetet sociale dhe mediat online kanë qarkulluar lajme se historia e dashurisë mes dy të rinjve është drejt fundit. Madje, disa prej mediave kanë shkruar se burime pranë çiftit deklarojnë se ata janë në krizë dhe po shkojnë drejt ndarjes.

Por të kontaktuar nga revistawho.com, miqtë pranë Marinës dhe Getoarit kanë treguar se çifti nuk është në krizë, por përkundrazi, ata janë më të lumtur se kurrë dhe nuk ka aspak shenja ndarjeje.

Pra, “marinatorët” duhet të qetësohen sepse nuk ka ndodhur asgjë!

Temat
Showbiz

Të afërta