Kryeministri: Këtë vit nivelin e papunësisë do ta ulim nën 20 %

Fillimi i implementimit të MSA-së paraqet daljen nga lëvozhga e një ekonomie të brendshme. Në vitin 2015 dhe 2016 rritja ekonomike ka qenë prej 4 për qind. Në bazë të trendeve aktuale në vitin 2017 mund të ketë një rritje prej 5 për qind.

Kështu tha kryeministri Isa Mustafa, gjatë konferencës “Ambienti i Biznesit 2017”, e organizuar nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve (KIESA), ku po marrin pjesë edhe ministrat, Hykmete Bajrami, Memli Krasniqi, Avdullah Hoti dhe Valon Murati.

Mustafa tha se Kosova është një vend me performancë mesatare për nga investimet e huaja dhe se qëndron më keq se Shqipëria dhe Maqedonia. por megjithkëtë ai thotë se ndjehet i irrutar me konstatimet se Kosova është vendi më i pazhvilluar, raporton Ekonomia Online.

Ai po ashtu tha se është i shqetësuar për raportet që flasin për nivelin e korrupsionit, andaj bëri thirrje për një angazhim të gjithmbarshëm për të luftuar këtë dukuri, dhe ta pareqesin çdo aferë korruptive.

“Nuk guxojmë që korrupsioni të jetë pengesë e zhvillimit ekonomik, pengesë për mosbesimin e qytetarëve në institucione. Ndërsa bindja ime është që papunësia është më e ulët se sa që mendohet. Presim që në vitin 2017 nivelin e papunësisë ta ulim nën 20 %. Rruga më e mirë për zhvillimin ekonomik është fuqizimi i sektorit privat”, tha Mustafa.

Temat
LajmeVend

Të afërta