Koci: Po dëmtohet Kosova duke u spekuluar se Haradinaj gjykohet nga Specialja

Avokati i Ramush Haradinajt, Arianit Koci, ka thënë se spekulimet për Haradinajn se mund të procedohet penalisht në Gjykatën Speciale, e dëmtojnë jo vetëm Ramushin, por gjithë Kosovën
Ai ka thënë se Tribunali i Hagës, tashmë e ka liruar Haradinajn nga çfarëdo përgjegjësie penale, për tërë periudhën e luftës.

Statusi i plotë:

Spekulimet për z. Haradinaj dhe të tjerët, se mund të procedohen penalisht në Gjykatën Speciale (Dhomat e Specializuara), e dëmtojnë jo vetëm Ramushin, por edhe Kosovën në përgjithësi.

Tribunali i Hagës e ka liruar nga çfarëdo përgjegjësi penale z. Haradinaj, për tërë periudhēn e luftës.

Temat
BotëLajmeRajonVend

Të afërta