FOTO/ Labi nënshkruan kontratë, gati sezoni i ri i ‘1 kafe me Labin’

Prezantuesi i njohur Labinot Gashi ka qenë një ndër emrat më të përfolur së fundmi, pas largimit të tij nga RTV 21. Ky largim la të habitur shumë prej shikuesve, të cilët shtronin pyetjen se si do të ishte vazhdimësia e këtij emisioni.

Prezantuesit Blerona Zeqiri dhe Visar Kalludra kanë ‘konvertuar’ emisionin e mëparshëm i cili transmetohej të dielave në “1 kafe prej shpisë”, nga ana tjetër Labi ka bërë të ditur se kanë filluar përgatitjet për sezonin e ri të emisionit “1 kafe me Labin”.

Në një fotografi të publikuar në rrjetin social Instagram, ai shfaqet bashkë me një nga pjesëtarët e kompanisë “Binni”, të cilët siç ka treguar ai do të kujdesen për përgatitjen e studiove të reja të emisionit.

Temat
Showbiz

Të afërta