Adelina Berisha feston sot ditëlindjen, muzika dhe karriera e saj ndër vite (Video)

Këngëtarja Adelina Berisha e nisi shumë e vogël karrierën e saj muzikore, si pjesëtare e disa grupeve për fëmijë, gjersa më vonë e zhvilloi karrierën edhe si e rritur.

“Merre këtë shpirt”, “On Air”, “Dashuria fillon”, “Ti je ai” janë vetëm disa nga hitet më të mëdha të këngëtares ndër vite, të cilat publiku vazhdon t’i dëgjojë me ëndje, duke kujtuar muzikën e saj ndër vite.

Adelina sot (e shtunë) feston ditëlindjen e saj, gjersa edhe pse e re në moshë është padiskutim një ndër këngëtaret më të suksesshme të estradës shqiptare.

Me këtë rast ajo ka marrë shumë urime dhe befasi nga familjarët dhe miqtë e saj, teksa ka vendosur që këtë ditë të veçantë ta festojë pranë shoqërisë.

Në vazhdim ju sjellim disa prej projekteve muzikore më të suksesshme të këngëtares, përmes së cilave mund të shihni edhe ndryshimin e saj ndër vite.

Temat
Showbiz

Të afërta